Gen Z - Gjenerata Z; konsumatorët e së ardhmes - Webidoo

Gen Z – Gjenerata Z; konsumatorët e së ardhmes

Gen Z – Gjenerata Z; konsumatorët e së ardhmes

Gjenerata Z; Gjenerata çfarë?!

Shumë prej jush nuk kanë dëgjuar më parë të flitet për gjeneratën Z.  Një pjesë që e njeh, mendon se nuk kanë fuqi blerëse dhe e injorojnë. Nëse nuk e njeh gjeneratën Z, apo je i bindur që është e përbërë nga fëmijë të ngjitur pas celularit, të këshilloj këtë artikull. Do të fillosh t’i japësh rëndësi të lindurve digjital (digital natives) dhe ndosha do të fillosh t’i përfshish në strategjinë tënde të marketingut.

Por cilën target-moshë përfshin gjenerata Z?

Gjenerata Z përfshin të lindurit ndërmjet viteve 1995-2010.  Anëtarët më të vegjël të saj kanë moshën e IPadi-t. Është gjenerata e parë first-mobile  e historisë; demografët i quajnë si të lindurit me ‘’telefon në dorë’’.

Gjenerata Z është e uritur për njohje, për marrëdhënie sociale. E vetmja mënyrë për të fituar një gjeneratë të tillë është t’i ofrosh diçka cilësore. Edhe reklamat i duan cilësore. Mos mendo se mund t’i fitosh lehtë; ky është  dallimi ndërmjet gjeneratës Z dhe brezave të mëparshëm. Të lindur pas 1995 nuk janë besnik ndaj brand-eve, janë të ‘’uritur’’ dhe ”jobesnikë”: i mëshojnë vlerave që ofron brandi dhe jo brandit në vetvete.

Parashikimet tregojnë që në vitin 2020 konsumatorët e gjeneratës  Z do të zënë 40% të totalit,  duke u shndërruar në fuqinë e parë blerëse për çdo ekonomi.

Nisur nga atashimi që kanë me teknologjinë, dhe sjelljet të cilët shfaqin në marrëdhëniet personale dhe ndërpersonale, më poshtë japim disa cilësi dhe prirje që kjo gjeneratë ka:

Pjestarët e gjeneratës Z janë:

Ekspertë të internetit

Kalojnë 74% të kohës duke lundruar online. I japin përgjigje pyetjeve në kohë rekord. Mund të përdorin disa dispozitivë në të njëjtën kohë: smartphone, PC, Desktop apo Tablet pa asnjë lloj vështirësie.

Janë hiperaktivë në rrjete sociale, si: Twitter, Instagram, Facebook, Tumbrl ,Tinder, SnapChat etj.  Njohin zhargonin dhe përdorin shumë emoticons. Krijojnë meme, video komike dhe kanë llogari në platforma të ndryshme online.

Por konkretisht, çfarë bëjnë gjatë gjithë kohës që kalojnë online?
  • 72% komentojnë në postimet e miqve të tyre.
  • 62% postojnë foto dhe video
  • 45% ndajnë opinione
  • 36% ndajnë postime blogu, artikuj dhe lajme
  • 36% ndajnë përmbajtje të personave të tjerë (SHARE )
  • 31% ndajnë këngë
  • 23%  ndajnë vendndodhjen
  • 20 % shkruajnë recensione

Është sfidë më vete t’i lenë telefonat; edhe 10 minuta sa për të drekuar.

Preferojnë të dërgojnë sms sesa të flasin

Më mirë të shkruajnë një sms sesa të të flasin. Në të shumtën e rasteve preferojnë një bisedë digjitale sesa një diskutim sy më sy.  Gjatë dërgimit të sms-ve përdorin ton miqësor dhe të drejtpërdrejtë. Përdorin fraza të shkurtra, me shumë ikona (emoji ) të cilat shprehin emocionet e çastit.

Nuk kanë kohë të presin

Të lindur në një epokë ku bombardohen me mesazhe reklamuese nga të gjitha anët, janë adaptuar shpejt në vlerësimin e cilësisë së informacionit.

Në 8 sekonda vendosin nëse ia vlen të ndalin në postin tuaj  apo të bëjnë scroll, pa lënë asnjë LIKE. Gjenerata Z nuk joshet lehtë, sepse nxiton. Nxiton të gjejë informacionin që kërkon. Nuk ka kohë të presë. Nëse do që të ndalen te postet e tua duhet të krijosh diçka të veçantë. Si?

Posto një GIF me një buzëqeshje, tregoi diçka me një mini-tutorial, përmbajtje në të cilën ata gjejnë veten dhe do t’i keni nga pas si ndjekësit më të rregullt.

Janë ndjekës të rregullt të YouTube

Idhujt e gjeneratës Z janë yje të internetit. Gigi Hadid apo Ed Sheeran. Çdo ditë, kontrollojnë kanalet që ndjekin në YouTube, për përmbajtje të reja. Kalojnë rreth një orë duke parë videon e të preferuarve të tyre. Tutoriale bukurie apo video komike. Ose shohin video-dokumentare edukuese… të cilat i bëjnë të ndihen më pak fajtorë për kohën e harxhuar në youtube.

Kanë shpirtin e sipërmarrësit, hobet  i shndërrojnë në profesion

Një aspekt tjetër që gjenerata Z e ka të theksuar, është shpirti i sipërrmarrjes. 76% të tyre duan që hobet e veta t’i shndërrojnë në profesion. Preferojnë të krijojnë dhe të drejtojnë sesa të delegojnë apo të jenë thjesht pjesëmarrës në një aktivitet.

Investojnë në karrierën e tyre; por më shumë se kjo, kërkojnë t’a krijojnë nga themelet. Shpirti i sipërmarrësit i kultivuar në çdo gjeneratë, por te gjenerata Z po fillon të hy në lojë me plane të elaburuara, ata të bëjnë diferencën. Prit deri kur të marrin kontrollin e teknologjisë!

Prioritet cilësisë

Ashtu sikurse janë selektiv në përzgjedhjen e materialeve për të lexuar, gjithashtu janë selektiv në produktet që ata blejnë, duke u bërë të vështirë të arrihen nga reklamat dhe reklamuesit. Përgjithësisht nuk blejnë në Amazon , nëse produkti nuk ka një vlerësim mbi 4 yje. Përpara se të dalin për drekë apo për darkë, futen në TripAdvisor apo në rrjetet sociale përkatëse të restoranteve, për të lexuar recensione nga persona të cilët i kanë frekuentuar ato më parë.  Reputacioni online ruajnë një rol shumë të rëndësishëm në vendimet vlerësuese të tyre.



close slider

Emri Juaj *

Nr Tel*